Hije dyshimi vijnë nga Spanja për shortin e Ligës së Kampionëve ditën sotme ku u caktuan çiftet gjysmëfinliste. Mediat spanjolle kanë hedhur aludime se shorti ka qenë i paracaktuar duke nxjerrë edhe përplasjen derbi mes Realit dhe Atletikos.

Shkak për këtë gjë është bërë veprimi i Ian Rash, që pasi tërhoqi goglën me emrin e Realit të Madridit nuk i trazoi goglat e tjera duke e dërguar dorën direkt te ajo që mbante emrin e Atletikos.

Kjo gjë ka gjallur mjaft polemika madje duke bërë që të dyshohet për një kurdisje të shortit nga ana e UEFA-s. Padyshim që në Spanjë e kanë pritur mjaft keq këtë gjë pasi kishin dëshirë që ndoshta të shihnin sërish një finale të gjithën madrilene.

img_6805

Share: