Juventus-Olimpiakos, 0-0 për një orë dhe shumë vuajtje për të çarë bunkerin grek. Maks Alegri la në stol Gonzalo Higuainin, por në minutën e 60-të e hodhi në fushë dhe 9 minuta më vonë erdhi goli i parë i ndeshjes, shënuar pikërisht nga argjentinasi, i cili në Europë duket se është i mallkuar, sepse rrallë është vendimtar.

Pas ndeshjes Higuain deklaronte: “Kam 10-11 vite në Europë dhe gjithnjë kam shënuar. Kam ruajtur qetësinë, edhe kur më kanë kritikuar. Ky gol është për gjithë ata që më kanë qëndruar pranë. Ishte një moment mjaft i bukur, por jo ndonjë hakmarrje, thjesht jam i lumtur që u ktheva te goli”.

Megjithatë, pas diplomacisë në televizion, Higuain shfryn në rrjetet sociale: “Falënderoj gjithë ata që më kanë qëndruar pranë në çdo moment, jo vetëm tani, sepse tani të gjithë e kanë të lehtë të më qëndrojnë pranë e të më duan”.

Tags:
Share: