“Je nën kontratë, kthehu sërish. Meqë nuk do, ja shkresa për gjobën në FSHF!”, kjo ishte ajo pak a shumë ajo që ndodhi me Nijas Lenën, Enea Koliçin dhe Izair Eminin.

Mesfushori nga Struga e gjeti anën dhe ia doli të ikte dhe tanimë është pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër që sot do të përballet me Kukësin në një miqësore në Ohër prej orës 17:00.

Në faqen zyrtare të Kukësit ka edhe një dedikim për Lenën, në formën e një batute: “

“Hej Nijas Lena, kemi kujtime të mira bashkë, kënaqësi të të takojmë sërish, megjithëse të shkonte më shumë fanella e Kukësit”.

lena-kukesi

Share: