Ylli i Çelsit, Eden Hazard, u shpall njeriu i ndeshjes në takimin kundër Brajtonit. 27-vjeçari shënoi dy gola në këtë sfidë dhe luajti një rol kryesor edhe në golin e brazilianit Uillian. Antonio Konte priste shumë nga belgu, për shkak të mungesës së Moratës, dhe Hazard nuk zhgënjeu.

Goli i parë i tij erdhi që në minutën e 3’ të takimit dhe ishte një gol historik. Hazard arriti në kuotën e 100 golave si lojtar profesionist dhe sipas tij, ky është vetëm fillimi.

2

Share: