Trajneri i Lester Sitit, Klod Pyjel, foli për situatën e yllit të Çelsit, Eden Hazard. Sipas trajnerit francez, nëse Hazard kërkon të bëhet më i miri në botë, atëherë ai duhet të largohet nga blutë e Londrës. Pyjel ka qenë trajneri i parë për sulmuesin belg, pasi ishte pikërisht trajneri francez ai që e aktivizoi Hazardin tek ekipi i Lilës në kampionatin francez.

Nëse Hazard kërkon që të bëhet lojtari më i mirë në botë, atëherë ai duhet të largohet nga Çelsi. Lojtarët në Premier Ligë nuk marrin vlerësimin që iu takon. Më thoni futbollistin e fundit që ka konkurruar për “topin e artë” që është aktivizuar në Premier Ligë? I fundit është Fernando Torres. Ky është një sinjal i qartë që Hazard duhet të lërë kampionatin anglez”,- tha Pyjel.

Flitet se Hazard mund t’i bashkohet Realit të Madridit, por për momentin nuk ka asjgë konkrete.

2

Share: