Një nga përforcimet më të mundshme që po flitet për tek Vllaznia është Edin Hasani  i cili akoma nuk ka dhënë një përgjigje. Por pse po vonon shkodrani? Mësohet  se mesfushori shkodran ka marrë një ofertë nga jashtë vendit dhe nuk bëhet fjalë për ekipin Sepahanin por është një ekip tjetër që ka shfaqur interes për të prandaj ai po e studion aq shumë  para se të vendosë për të ardhmen e tij.

Por përgjigjen përfundimtare ai pritet ta japë gjatë kësaj  fundjave dhe nëse palet bien dakord, atëherë Hasani do të largohet nga Shqipëria. Në të kundërt e ardhmja e tij do të jetë në Shkodër, tek ekipi i tij i lindjes. Megjithëse tifozët shkodranë duhet të durojnë edhe disa ditë, për ta ditur nëse do të kthehet  aty ku e nisi karrieren apo  e ardhmja e tij do jetë jashtë Shqipërie.

 

Share: