Humbja e Partizanit ka nxitur debate në shumë studio televizive, por merita i jepen edhe skuadrës kurbinase dhe nuk shihet vetëm si një disfatë e të kuqve.

Hasan Lika, ish-trajner i Partizanit, në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH theksoi se ndeshjet nuk fitohen me emër, por duke bërë mirë në fushë dhe duke pasur lojtarë të mirë. Gjithashtu ai hodhi dyshime mbi merkaton cilësorë të “demave”.

“Laçi nuk mundet me emër, nuk mundet me emrin Partizan, me emrin Tiranë, mundet me lojtarë dhe me lojë. Pse, Laçi ka lojtarë të këqij? Ata nuk do vinin në Tiranë të luanin me “shpatë” ndaj Partizanit. Erdhën, u mbrojtën dhe fituan. Partizani pati rastet e veta”

“Partizani ndoshta ka gabuar në merkato. Fillimisht merren lojtarët më të mirë të kampionatit. Pastaj mund të marrësh lojtarë nga jashtë dhe trajner të huaj”.

Share: