Situata te Kukësi para ndeshjes me Skënderbeun është mjaft pozitive. Pasi mbylli seancën stërvitore në “Zeqir Ymeri”, lojtarët dhe stafi teknik kanë zhvilluar një takim me presidentin skuadrës, Safet Gjici.

Biseda mes tyre ka qenë motivuese, teksa lojtarët dhe presidenti kanë bërë edhe batuta mes tyre për treguar se harmonia është e madhe në këtë ekip. Në fjalën e tij Gjici i ka kërkuar lojtarëve që të jenë të qetë dhe të kenë besim te vetja për të fituar titullin kampion.img_0451

Në fund presidenti i Kukësit i ka uruar fat lojtarëve për përballjen vendimtare të sezonit që do të vendosë titullin kampion.

Share: