Tirana ka afruar disa lojtarë këtë verë, disa prej tyre nga Afrika. Momentalisht po bëjnë mirë Junus Sentamu dhe Toni Mauexhe, që të dy titullarë me bardheblutë.

Veç tyre, madje erdhi i fundit kur kampionati kishte nisur, Hardi Binguila u zyrtarizua dhe u prit me pompozitet, duke u menduar se do të zëvendësonte Mervejl Ndokit.

Vetëm pak minuta në fushë dhe askush nuk di të thotë diçka për 21-vjeçarin që luan me përfaqësuesen e Kongos.  Momentalisht ai është një mister, sikurse edhe dëmtimi i tij, që nuk po e lë atë të kthehet i gatshëm.

Disa herë ka tentuar të futet me grupin, por është “thyer” dhe sërish e kemi parë vetëm të vrapojë rrethe fushës. Te Tirana e presin, opinioni e pret të shohë, për të ditur çfarë futbollisti ka shkelur në Shqipëri.

Share: