Luis Hamilton ka fituar garën e Kinës, duke lënë pas vetes konkurrentin kryesor për titullin, gjermanin e Ferrarit Sebastian Vetel

Piloti britanik i kthen reston kolegut te tij që fitoi çmimin e madh të Australisë, ndërkohë që në podium në garën e sotme u rendit Maks Verstapen, që la pas vetes Daniel Riçardon, me të cilin pati një duel të fortë deri në fund të garës.

Për vendin e parë gara nuk nuk pati shumë histori, pasi Hamilton e nisi dhe e përfundoi i pari atë. Ferrari tjetër me Kimi Raikonen u rendit i pesti, duke lënë pas Valeri Botas me Mercedez.

f1-gara-e-kines

Share: