Mercedes mbetet perfekt, Ferrari po afrohet, por ende duket një tablo identike me sezonin e shkuar.

Ljuis Hamilton është numri 1 dhe duket se këtë vit do t’i shkojë deri në fund garës për titull. Formula 1 është vënë në lëvizje dhe piloti britanik ka rrëmbyer “pole-position” e parë të sezonit të ri, i 62-ti në karrierë, duke qenë i treti në absolut në të gjitha kohërat, -3 nga Airton Sena dhe -6 nga i Mikael Shumaker.

Piloti britanik e ka nisur aty ku e la sezonin e shkuar, duke shkëlqyer dhe vendosur edhe rekord për pistën e Australisë, me 1:22.128në seksionin e tretë.

Pas tij u rendit ferraristi Vettel, që më parë kish vendosur rekordin në provat e lira dhe luftoi për t’u nisur nga rreshti i parë.

 

 

Share: