Hames Rodrigez nuk po gjente hapësira te skuadra e Realit të Madridit dhe gjatë verës për të u interesuan shumë klube, por askush nuk i ofroi 60 milionë euro për kartonin e tij, pasi konsiderohej një shifër e lartë.

Spanjollët kanë shpenzuar shumë për ta blerë kolumbianin, që u huazua për dy vite te Bajerni i Mynihut, aty ku u bashkua me ish trajnerin Karlo Ançeloti, por italiani u shkarkua pas humbjes me francezët e PSG.

Ndërkohë tani te bavarezët ka një çështje Hames, pasi sulmuesi kërkon të largohet dhe të kthehet në Spanjë. Kolumbiani nuk ka mundur të fitojë zemrat e tifozëve, përkundrazi është vërshëllyer.

Faktorët pse ai kërkon të largohet janë disa, duke nisur nga largimi i Ançelotit, përshtatja me jetesën në Gjermani dhe temmperaturat e ulëta. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në janar.

Share: