Dëmtimi i Hamdi Salihit i alarmuar të gjithë në kampin e Skënderbeut, pasi ka ardhur në një moment delikat të sezonit përpara ndeshjes me Kukësin që do të vendosë edhe titullin kampion.

Sulmuesi shkodran ka pësuar një tërheqe muskulore në ndeshjen e fituar kundër Teutës në transfertë, duke trembur trajnerin Daja. Por, lojtari është dërguar menjëherë në Beograd për të kryer fizioterapinë e tij me serben e famshme Marjana Kovaçeviç.

Fizioterapistja që të gjithë e njohin si “magjistarja” bën mrekulli me kurën e saj, teksa vite terapisë së saj i janë nënshtruar edhe yje të futbollit botëror, nga Nejmar, Runej e Diego Kosta dhe Frank Lampard, për të vijuar me Robin van Persie, Arda Turan dhe Alexis Sançez.

Nëpërmjet terapisë speciale me placentë kali të Marjana Kovaçeviç, e cila ka aftësi rigjeneruese të indeve muskulore, synohet që Salihi të jetë i gatshëm brenda një kohe rekord, për duelin vendimtar rreth ekipit që do të shpallet kampion i Shqipërisë.

Share: