Në prag të një ndeshje super delikatë, si ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut, shefi i klubit kuksian Jonuz Hallaçi i bën thirrje tifozëve që të krijojnë një atmosferë të bukur dhe festive ditën e nesërme: “Presim një stadium të tejmbushur, por u bëj thirrje tifozëve që të tregohen sa më entuziastë dhe të mos krijohet asnjë problem e incident në stadium”.

Ndërkohë, duke folur në mikrofonin e Supersportit, Hallaçi foli edhe për çështjen e biletave, pasi drejtuesit dhe tifozët e Skënderbeut ankohet për çmimin e lartë: “Në fakt, e kemi shpjeguar që biletat për tifozët tanë do të paguhen nga kontributi i biznesmenëve të Kukësit, ndaj nuk do të lemë askënd jashtë. Për sa u përket tifozëve të Skënderbeut, nuk kemi marrë ndonjë kërkesë për ulje çmimi nga Skënderbeu. Jemi në kontakt, por ende nuk kemi as shifrën e saktë sa tifozë do të vijnë nga Korça. Nëse çmimi është i lartë, ashtu si në Kukës, edhe biznesmenët e shumtë të Korçës mund të ndihmojnë tifozët”.

Asnjë plan për festimet: “Dasma nuk fillon pa ardhur nusja, ndaj mos të planifikojmë gjëra të parakohshme. Ta fitojmë njëherë titullin, pastaj dasma do të jetë e jashtëzakonshme”.

Share: