Argent Halilaj u largua këtë verë nga Flamurtari dhe iu bashkua skuadrës së Kamzës, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu, me të cilin ka punuar më parë të Kastrioti.

Pikërisht aty nisi edhe shkëlqimi i vlonjatit, që më pas u bë pjesë e Kukësit që doli nënkampion dhe kaloi tre ture në Europa League.

Largimi nga Flamurtari së fundmi ka lënë shenjë te portieri, që është befasuar dhe këtë e thotë nga Ohri në një prononcim për “Supersport”.

“Nuk mund të rri pa thënë dy gjëra, pasi nuk e prisja të largohesha. Megjithatë futbolli është i tillë, duhet të respektosh ndonjëherë vendimet e trajnerit dhe stafit drejtues. Kështu që i mirëkuptova dhe nisa një aventurë të re te Kamza”.

Share: