Tirana ka njoftuar ndërprerjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Nigerisë Orji Kalu, që prej ditësh nuk ka dalë në stërvitje, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i largimit të tij.

Klubi bardheblu, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin e largimit të Kalu dhe i uron suksese në vazhdim.

“Oriji Kalu zgjidh me marrëveshje kontratën bardheblu.  Mbrojtësi nigerian Oriji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare. KF Tirana duke e mirëkuptuar futbollistin, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshjes së firmosur në 31 gusht. Kalu nuk do të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. KF Tirana i uron suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin klubit.

Share: