Një nga spekulimet më të mëdha që doli muajin e kaluar  ishte ai që Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja, pasi ishte i pakënaqur me nivelin e mbështetjes së klubit pas akuzave për mashtrim tatimor. Më pas 32-vjeçari thuhet se është qetësuar pas bisedimeve me presidentin e Madridit, Florentino Perez, por  ka refuzuar që të flasë publikisht  në mënyrë që të bëhen sa më shumë thashetheme rreth tij.

Por ajo që ka habitur të gjithë është deklarata e uellsianit Garet Bejl i cili është shprehur se nuk di asgje rreth kësaj situate.
Bejl i cili i ka kaluar katër vitet e fundit së bashku me Ronaldon në Santiago Bernabeu, ka pranuar se nuk di asgjë rreth planeve të ekipit të tij.
Nuk kam lexuar asgjë. Unë nuk kam asnjë ide për atë që do të ndodhë. Shikoni, dje kam kuptuar se [Romelu] Lukaku kishte nënshkruar për Manchester United. Sinqerisht nuk e di. Ne fituam tituj, bëmë mirë, nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë“, tha uellsiani për Marca.
Kur  u pyet nëse ai pret që Ronaldo të qëndrojë, ai shtoi: “Epo, duhet ta pyesni atë.
Një njeri i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje në Madrid është Kylian Mbappe, me të ardhmen e sulmuesit të Monakos që duket mjaft e paqartë.

Uellsiani  pranon se ai ka shikuar pak nga 18-vjeçari por do të mirëpriste ardhjen e tij nëse Madridi e blinte.
Nuk e kam parë shumë prej tij, vërtet. Unë nuk shikoj shumë futboll, por e di se ai është një lojtar i mirë dhe nëse vjen ai është sepse ai ka pasur një sezon të mirë dhe shpresoj se ai mund të ndihmojë ekipin“.

Belj luajti shymë pak në sezonin e kaluar oër shkat të dëmtimit që pësoi në këmbp dhe u detyrua të rrinte jashtë për shumë kohë saqë humbi të gjitha ndeshjet e kombëtares se vet ndërsa me madrilenët luajti vetëm 13 minuta nga fitorja përfundimtare e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Natyrisht gjatë pushimeve nuk kam bërë shumë gjëra intensive, por unë jam duke u rikuperuar mirë. Vitin e kaluar, dëmtimi më bëri që të rrijë jashtë për shumë kohë. Unë kam punuar shumë për t’u rikuperuar dhe tani jam në gjendje ta bëj para sezonin“, e mbylli uellsiani.

Share: