Gyndogan, mesfushori i Mançester Sitit, në një intervistë për “Daily Mail”, flet për momentin kur u largua nga Borusia për të kaluar në ishull.

27-vjeçari me origjinë turke, por që luan me Gjermaninë, tregon se si zgjodhi ekipin aktual.

Në verën e 2016 ishin Liverpuli dhe Siti që kërkonin më ngulm mesfushorin. Në qytetin e “Beatles” e priste ish-tekniku Jurgen Klop, ndërsa në anën e qytetarëve të Mançesterit, e priste Guardiola. Me Gyndogan që zgjodhi Pepin dhe jo ish-teknikun.

“Kam folur me Jurgen për gjëra të ndryshme. Ai më ka pëlqyer gjithmonë mua si lojtar dhe do të isha gënjeshtar nëse them se ai nuk tentoi. Por, kur kisha mundësinë që të nënshkruaja me City-n dhe të punoja me Pep, ishte e qartë që unë doja të vija këtu”.

 

gyndogan-guardiola

 

 

“Edhe pse u dëmtova, Guardiola asnjëhere nuk e humbi besimin te unë.Ai do më blinte gjithsesi. Kjo më tregoi se kurrë nuk mund të ishte vendim i gabuar, ardhja ime këtu. Ata janë të dy menaxherë të mëdhenj, karaktere të mëdhenj dhe shumë ambiciozë. Kam qenë me fat që kam punuar me ta”- përfundon Gyndogan.

 

 

Share: