Lajm i keq për Mauricio Sarrin, pasi mbrojtësi Fauzi Gulam do të mungojë për një kohë të gjatë për napoletanët, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshje me Mançester Sitin.

26-vjeçari algjerian ka këputur ligamentin dhe do i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 6 muaj, çka do të thotë se ai mund të kthehet vetëm në fund të sezonit.

Kjo është një humbje e madhe për Napolin, pasi Gulam është një nga pikat më të forta të skuadrës italiane në mbrojtje.

Share: