Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola nuk e përjashton mundësinë se ” qytetarët”, mund të bëjnë një goditje të madhe deri në përfundim të merkatos.

Spanjolli nuk i ka mohuar lajmet se po e kërkojnë Kilian Mbapen dhe për të do ishte qershia mbi tortë, por ka bërë edhe një deklaratë të bujshme duke thënë se kanë më shumë para se Reali.

“Mbape është një lojtar i Monakos sikurse Nejmar një lojtar i Barcelonës. Tani flitet vetëm me hipoteza e hamendësime për lojtarë të ekipeve të tjera. Por deri më 31 gusht merkato është e hapur dhe mund të ndodhë që të vijë dikush tek Siti, por ndoshta dhe jo. Mund të them me garanci se Reali nuk ka më shumë para se Mançester Siti dhe ne gjithnjë kërkojmë lojtarët më të mirë”– u shpreh Guardiolakur në lidhje me  Kilian Mbape.

Share: