Pasi i mori Bernardo Silvën për 50 milionë euro, Mançester Siti i merr Monakos edhe mbrojtësin e majtë Benzhamin Mendi për 57.5 milionë euro.

Pagesa për të kalon rreth 55 milionë eurot e shpenzuara për Kajl Uoker, që do të thotë se Mendi është mbrojtësi më i shtrenjtë në futbollin anglez.

Siti vazhdon të shpenzojë shifra të frikshme duke ribërë mbrojtjen, ndërsa Monako pasurohet, sepse vetëm një vit më parë ia bleu Marsejës për 15 milionë euro Mendinë.

Fillimisht Siti ofroi më pak, duke e rritur ofertën nga java në javë, derisa Guardiola dha OK për blerjen e tij për shifrën rekord, pasi edhe Çelsi po futej fuqishëm në garë.

23 vjeç, Mendi është rritur te Le Havre dhe klubi francez do të marrë një përqindje si taksë formimi për lojtarin.

Share: