Tekniku i Mançester Sitit, Pep Guardiola, nuk duket i qetë kohët e fundit. Arsyeja mësohet të jetë interesimi i Mançester Junajtidit për Aleksis Sançez, lojtar ky që kërkohet prej kohësh nga Pep.

Pak ditë më parë, Kevin De Brujne tha në një intervistë të tij se do të jetë shumë i lumtur kur Sançez do të vijë në ekip, deklaratë kjo që ka acaruar tepër teknikun spanjoll, i cili tha:

“Ndonjëherë është më mirë që lojtarët e mi të mos përgjigjen fare. Detyra e tyre është të fokusohen në fushën e lojës dhe jo në komente të tepruara”,– u shpreh Guardiola.

Mançester Siti do të luajë kundër Liverpulit në transfertë ditën e dielë dhe Pep Guardiola kërkon që i gjithë ekipi i tij të jetë i fokusuar.

Share: