Transferimi i Filipe Kutinjos drejt Barcelonës ka bërë sulmuesin Grizman të mendohet dy herë për një transferim të tij të mundshëm tek katalanasit. Sulmuesi francez kërkon të luajë vazhdimisht në formacionin titullar dhe kërkon të jetë lider në cilindo ekip që mund të shkojë.

Barcelona nuk ia ofron këtë mundësi yllit të Atletikos, pasi emra si Mesi apo Suarez janë të pazëvendësueshëm. Tashmë, dhe me ardhjen e Kutinjos, hapësirat për Grizman janë të pakta.

Vetë sulmuesi francez ka refuzuar një kontratë të majme që i ka ofruar Barcelona, plot 400 mijë euro në javë. Grizman pret ofertën e Mançester Junajtidit, pasi nuk preferon të vazhdojë karrierën e tij tek Atletiko. Murinjo është gati të shpenzojë për të sjellë në Mançester sulmuesin francez, por mbetet për t’u bindur vetëm drejtuesit e Atletikos, të cilët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga ky transferim.

Share: