Antuan Grizman është ndër lojtarët më të mirë në botë dhe ofertat për të kanë qenë të shumta gjatë verës, por në fund vendosi të qëndronte tek Atletiko e Madridit.

Klubi që ngulmoi më së shumti për të ishte Mançester Junajtid dhe anglezët i duan sërish shërbimet e sulmuesit francez që ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh.

Në Spanjë zërat e merkatos kanë nisur që tani dhe emri i Grizman tashmë lidhet me Barcelonën, që këtë verë “humbi” Nejmarin dhe kërkon të përforcohet në ofensivë.

Dëshira e Barcelonës është që ta marrë sulmuesin para nisjes së Botërorit “Rusi 2018”, ndërkohë që verën e ardhshme klauzola për lirimin e Grizman përgjysmohet dhe shkon në 100 milionë euro.

Një shifër të tillë do ishin të gatshme ta paguanin disa klube, duke parë lëvizjet e kohëve të fundit në merkato, që janë jashtë çdo logjike.

Share: