Antuan Grizman është padyshim një nga sulmuesit më të spikatur për momentin, jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë. Francezi që luan te Atletiko e Madridit kërkohet nga shumë skuadra të njohura, teksa ai vetë ka zgjedhur të qëndrojë te ekipi që drejtohet nga Simeone.

Megjithatë, duket se Grizman në të ardhmen nuk e përjashton largimin nga Atletiko, dhe kalimin te një nga skuadrat rivale si Barcelona dhe Real Madrid. Sulmues francez në lidhje me këtë çështje është shprehur:

Barça dhe Real Madrid? Është një ëndërr që të luaja në këto ekipe të mëdha siç janë këto të dyja, apo edhe ekipet e forta angleze e Bajerni i Mynihut. Por, në këto momente jam i përqëndruar të jap maksimumin në ekipin tim aktual dhe te jeta në Spanjë”, ishin fjalët e Grizman.

Share: