Nuk kanë munguar golat e futbollistëve tanë këtë fundjavë. Pas dopietës së Cikalleshit në Turqi, golat kuqezi shtohen me Grezdën dhe Zekën.

Eros Grezda ka shënuar në humbjen e Osijek ndaj gjigandëve të Dinamo Zagreb. Goli Grezdës ka ardhur pasi Dinamo kishte shënuar katër gola. Kështu goli i ka vlejtur vetëm për statistika duke shënuar kështu golin e pestë personal në këtë sezon. Ndërkohë në fushë për Osijek ka qënë edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Ejupi por pa ia dalë të shënoj. Ndërsa në krahun tjetër është Ademi që shënon dy herë për fitoren e Dinamos ndërsa Rrahmani hyn në fushë nga stoli.

Në Portugali është ish talenti i Skënderbeut, Agim Zeka që shënon golin e parë personal në këtë sezon. Goli i tij ka ndihmuar në fitoren e Varzim në transfertë ndaj Penafiel. Zeka ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 ndërsa skuadra e tij arrin një fitore që jep qetësi në luftën për mbijetesë.

Share: