Shqipëri-Itali është një mundësi e mirë e futbollistëve tanë të Kombëtares për të rënë në sy dhe për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre.

Armando Sadiku e ka thënë prej kohësh që ëndërron të luajë në Serinë A dhe pas Europianit Sampdoria shfaqi Inter për sulmuesin, që më pas vijoi të qëndrojë te Zyrihu pasi ishte nën kontratë.

Sipas asaj që shkruan “Supersport”, Kievo është ekipi që ndjek sulmuesin e Kombëtares, ndërkohë që dy klube të tjera të Serisë A janë vënë pas mesfushorit të Osijek, Eros Grezdës.

Xhenoa kërkon 22-vjeçarin dhe i duhet të gjejë marrëveshjen me kroatët për ta afruar në ekip gjakovarin, që ndaj Italisë duhet të bëjë një tjetër paraqitje të mirë. Gjithashtu edhe Lacio e ka një sy te Grezda.

grezda

Share: