Eros Grezda ishte padyshim ndër lojtarët më të mirë në fushën e blertë, duke treguar një formë të mirë sportive, por vetë ai kërkon ë shumë, pasi ende nuk ka bërë atë që duhet: të shënojë gol ose të asistojë.

Në Supersport ai theksoi se ishin ta pafat, pasi mund të shënonin gol. Gjithsesi ai i cilëson të dyja ndeshjet, si me Italinë ashtu dhe me Spanjën si tepër pozitive.

“Mund ta cilësoj si ndeshje pozitive për të gjithë ne. Treguam se dimë të luajmë mirë futboll, por nuk shënuam. Fati nuk ishte me ne, por i cilësoj të dyja ndeshjet si pozitive për ne”.

“Trajneri nuk ka folur shumë me mua, Ai bën zgjedhjet e tij, Po kaloj një formë të mirë. Gjithë këtë besim të trajnerit po mundohem ta shlyej. Akoma se kam bërë, duhet gol dhe asist”.

“Thashë ta befasoj Bufonin, është portieri më i mirë në botë. Provova, por nuk u fut. Luaj në të dy krahët e mesfushës, me Spanjën u provova edhe si sulmues. Më mirë ndjehem në krah”.

Share: