Kur Eros Grezda zgjodhi të transferohej tek Osijeku, të gjithë u habitën, por mesa  duket futbollisti i kombëtares sonë i ka bërë mirë llogaritë. Osijek ka një skuadër cilësore dhe këtë po e tregon në Ligën e Europës, ku pasi kaloi lehtësisht turin e parë, sot fitoi edhe ndeshjen e parë të vajtjes së turit të dytë, kundër Lucernës.

Skuadra zvicerane e niste favorite ndeshjen për të siguruar  kualifikimin që në ndeshjen e parë, por dy shqiptarët e Osijekut ia kanë bërë më të vështirë kualifikimin, megjithëse është edhe ndeshja e kthimit. Në minutën e 66-të sulmuesi Ejupi zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 79-të Grezda dyfishoi, ku pas një sprinti të fuqishëm, goditi në diagonale dhe arriti të shënojë, edhe falë devijimit të portierit mik.

Start perfekt i karrierës tek Osijeku, Grezda po ecën në rrugën e duhur.

http://www.dailymotion.com/video/x5tge76#tab_embed
Share: