Me Kombëtaret e moshave të Greqisë kanë luajtur disa futbollistë me origjinë shqiptare, ndërkohë që në vendin fqinj ka shumë bashkëkombës tanët që jetojnë atje dhe ushtrojnë sportin e futbollit.

Fiorin Durmishaj është një nga ata. Sulmuesi i Shpresave, është pjesë e Panionis në Superligën greke dhe për të së fundmi kanë nisur krahasimet me sulmuesin e njohur Jorgos Samaras.

Sipas asaj që shkruhet në mediat helene, Greqia po përpiqet ta bindë Durmishajn të bëhet pjesë e përfaqësueses së tyre. Sulmuesi është pjesë e rëndësishme e Shpresave, ndërkohë që në të ardhmen mund t;i bashkohet edhe ekipit të parë.

Share: