Kenianët e Gor Mahia vendosin të ngrejnë zërin duke kërcënuar klubin bardheblu. Ata pretendojnë që klubi i Tiranës duhet të bisedojë me ta dhe jo me futbollistët. Bardheblute kanë gjetur akordin me futbollistët Keneth Muguna dhe Musa Mohamed por klubi i Gor Mahia ka reaguar me anë të shefit ekzekutiv të klubit, Lodvik Aduda.

“Mund të konfirmoj që Tirana na ka kontaktuar në lidhje me Mugunen por nuk i plotësoi kërkesat tona. Si një agjent i Fifa-s i liçensuar i transferimit te lojtarëve dua të paralajmëroj Tiranën se nëse vazhdon me të njëjtën mënyrë sjellje atëherë do takohemi në Fifa. Muguna nuk i përket Tiranës pasi nuk kanë marrë nga ne lejën e lirimit të lojtarit”. Aduda vazhdon duke folur edhe për kapitenin Mohamed.

“Musa na kërkoi leje për të kryer provë dhe kishte kohë dy javë. Nëse Tirana është e interesuar për shërbimet e dy lojtarëve duhet të flasë me ne dhe të arrijmë marrëveshje duke plotësuar kërkesat tona. Gjithashtu ju kërkojmë lojtarëve tanë të jenë të kujdesshëm në nënshkrimin e kontratave me klubet jashtë Kenias” perfundon zyrtari Aduda. Tirana është paralajmëruar…

Share: