Barcelona po mendon edhe të shesë, teksa një nga lojtarët që nuk ka bindur është mesfushori portugez Andre Gomes. 24-vjeçari u ble vjet në verë nga Valencia për 35 milionë euro, ndërkohë që këtë sezon ka luajtur vetëm katër ndeshje, një si titullar.

Mesfushori i Portugalisë nuk po gjen hapësira dhe ofertat për të nuk mungojnë, teksa një vjen nga Anglia dhe një nga Italia.

Juventusi është skuadra që po ngulmon më shumë për mesfushorin e Barcelonës, ndërkohë që kkubi katalanas kërkon të minimizojë humbjet nga transferimi i tij, ndaj kërkon të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Gomez gjithashtu kërkon që të lëvizë, pasi Botërori i Rusisë po vjen dhe nuk dëshiron të mbetet jashtë listës së Portugalisë në një event të tillë.

Share: