Gjatë miqësores së djeshme midis Skënderbeut dhe Beshiktashit ndodhi një gjë e veçantë, por tepër e bukur.

Turqit shënuan golin e parë me Jashanicën e dëmtuar dhe lojtarët e tjerë korçarë pasiv. Protesta tek arbitri dhe ai që pa gjithçka, ishte tekniku turk.

Por jo vetëm kaq. Senjol Gynesh, trajneri i Beshiktashit thërret disa nga lojtarët e tij dhe ju flet diçka. Duhet kryer. Pastaj një shenjë drejt stolit bardhekuq, si për të thënë. “Mos u shqetësoni, e zgjidhim direkt”.

Aksionin pasardhës kthehet resto. Turqit pasiv, me Soue që niset nga mesfusha pa e shqetësuar kush dhe gol me portë bosh. Barazim. Duartrokitje nga të gjithë, për t’ja nisur nga e para. Gjest fantastik i trajnerit të Beshiktashit, Senjol Gynesh. Futbolli, gjithmonë ka nevojë për të tillë episode.

65-vjeçari, Gynesh është një legjendë në Turqi. Ai ishte tekniku i asaj kombëtare që surprizoi botën e futbollit, kur në Botërorin e 2002, Gynesh dhe Turqia e tij arritën vendin e tretë. Medalje bronzi dhe historike për Turqinë.

 

 

 

 

 

ali-soue

 

 

 

Share: