Luftëtari u mund nga Kukësi në shtëpi, ndërkohë që vendimtar ishte goli i parë i takimit, ku pas vërshëllimës së një bilbili nga jashtë Guri ndaloi lojën, por kryesori Koçi bëri thirrje që gjithçka të vazhdonte dhe erdhi goli i Elis Bakajt.

Arbitri durrsak nuk ka zbatuar rregulloren, që thotë se loja duhej ndaluar dhe të jepej top i diskutueshëm. Kjo ka bërë që klubi i Luftëtarit të ketë pretendimet e veta.

Goli që duhej anuluar (Video)

Gjirokastritët kanë bërë gati dokumentacionin dhe do të kërkojnë përsëritjen e ndeshjes për gabim teknik, por që gjithsesi gjasat janë thuajse zero që të ndodhë diçka e tillë. Ka ndodhur edhe më parë të ketë gabime teknike, por nuk ka pasur riluajtje ndeshjeje.

Share: