Laçi është mposhtur nga Lushnja në shtëpi me rezultatin 0-1, teksa ishte Bizhyti ai që vendosi fatet e takimit, por fitorja 1-3 në “Roza Haxhiu” dy javë më parë dërgon Laçin në fazën tjetër, ku do përballet me Luftëtarin, që pritet të fitojë në tavolinë ndaj Bylisit, që nuk u paraqit në Gjirokastër.

Çerekfinalja tjetër do jetë ajo mes Partizanit dhe Flamurtarit. Të kuqtë kanë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Pogradecin, këtë herë me rezultatin 3-0. Fili, Progni dhe Batha mbyllën gjitçka në favor të skuadrës së Starovës.

Flamurtari, me shumë të rinj në formacion, i ka shënuar pesë herë Turbinës, që është përgjigjur me dy gola të Sallakut.

Teuta ka eliminuar Kamzën, pasi ka fituar 4-0 në Durrës. Një penallti e kontestuar nga miqtë hapi takimin, ndërkohë që Zefi u ndëshkua me karton të kuq në atë moment. Hila shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në të dytën ai shënoi sërish. Beqja dhe Osemene plotësuan “pokerin”. Në turin tjetër Teuta gjen Skënderbeun.

Çerekfinalja tjetër është ajo mes Kukësit dhe Tiranës . Kampionët në fuqi kaluan pa probleme Erzenin, që e mundën 5-1. Koldashi realizoi dygolësh, ndërsa në listën e shënuesve e shkruan emrin edhe Ethemi, Alijev e Shtubina.

Vllaznia u përpoq dhe e mposhti Tiranën me golin e Kalasë, por humbja në kryeqytet me rezultatin 2-0 ishte vendimtare.

Kupa e Shqipërisë – Turi i dytë

E mërkurë, më 13 nëntor, ora 13:00

Grupi A

Vllaznia – Tirana 1-0 (0-2)
Shënues: Kalaja 60′
Kukësi – Erzeni  5-1 (4-1)
Shënues: Koldashi 10′, 24′, Ethemi 37′, Alijev 55′, Shtubina 62′ / E. Troplini 70′
Teuta – Kamza  4-0 (1-1)
Shënues: Hila 33′ (11-m),  69′, Beqja 80′, Osemene 85′
Skënderbeu – Besëlidhja  2-1 (1-0)
Shënues: Kelmendi 2′, Xhejms 74′, Demte 84’/ O. Kamara 27′

Grupi B

Laçi – Lushnja  0-1 (3-1)
Shënues: Bizhyti 78′
*Luftëtari – Bylis (1-2)
Flamurtari – Turbina  5-2 (6-1)
Shënues: Toungara 26′, Liçaj 31′ (11-m), Diamanti 59′, Tushi 68′, Muçollari 75’/ Sallaku 42′, Sallaku 90′
Partizani – Pogradeci  3-0 (1-0)
Shënues: Fili 55′, Progni 67′, Batha 75′

*nuk ka nisur takimi Luftëtari-Bylisi, ballshiotët nuk janë paraqitur

Kupa e Shqipërisë – Faza çerekfinale

Grupi A

Tirana – Kukësi
Teuta – Skënderbeu

Grupi B

Luftëtari – Laçi
Flamurtari – Partizani

Share: