Largimi i Pero Pejiç nga Kukësi ka bërë që drejtuesit e kampionëve të kërkojnë në tregun e futbollistëve një sulmues kalibri që tu garantojë të paktën 20 gola në sezon, sikurse bënte edhe kroati në të shkuarën.

Momentalisht është zyrtarizuar Elis Bakaj, i cili në të shkuarën e ka kaluar shpesh numrin e dhjetë golave në sezon, shifër që ai do synojë ta kalojë sërish. Për Kukësin ai nuk mjafton ndaj pritet të ketë zhvillime.

Siç dihet, prej së premtes ndodhet në kryeqytet sulmuesi Rauf Alijev, pjesëtar i përfaqësueses së Azerbajxhanit. Ai mund të kishte firmosur që dje, por problem ishte gjuha dhe Kukësi i ka dorëzuar kontratën në gjuhën turke, sikurse e ka kërkuar sulmuesi.

Telenovela pritet të marrë fund nesër dhe Kukësi të zyrtarizojë sulmuesin, për të cilin Inter Baku ka pretendime se është nën kontratë, por verilindorët kanë marrë garancitë e duhura se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe Alijev është lojtar i lirë.

Tags:
Share: