Partizan super, fitore 7-0, gola për të tërë, dominim total, por vetëm në kupë. Ashtu si para dy javësh, skuadra e drejtuar nga Mark Juliano ka “masakruar” në gola Naftëtarin modest, duke zbrazur nervat e një fillimi të dobët të kampionatit.

Me një formacion pa shumë titullarë, Partizani nuk vuajti fare dhe që në fillim Xhixhiua gjeti golin, ndërsa më pas vazhdoi breshëria, me Bardhin që shënoi 2 herë, ndërsa shënoi edhe Basrak, por serbi u dëmtua dhe qëndroi shumë pak në fushë. Gjetën golin edhe Herrera, Adorjan dhe Shahinasi, por tashmë duhen gola në kampionat, urgjentisht.

 

Kupa e Shqipërisë

Turi i parë / Kthim

Ora 13:00

Partizani – Naftëtari        7-0 (6-2)

Shënues: Xhixhiua 5′, Bardhi 45′, 89′, Basrak 50′, Herrera 66′, Adorjan 74′, Shahinasi 79′

Image may contain: 12 people, people smiling

 

Share: