Besart Berisha është thjesht i papërmbajtshëm në Australi. Sulmuesi nga Kosova ka qenë sërish protagonist ditën e sotme në fitoren bindëse që Melburn Viktori arriti të marrë në shtëpi duke përmbysur rezultatin ndaj Perth Glorit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1, teksa ishin miqtë ata që në minutën e 5′-të, por Berisha barazoi shumë shpejt rezultatin me golin e tij. Në minutën e 23′ pas një asisti të Rohas, sulmuesi vendosi barazpeshën por nuk u ndal me kaq.

Në minutën e 42′ Berisha ishte sërish protagonist edhe në golin e shënuar në minutën e 42′ që përmbysi shifrat. Ai asistoi në golin e shënuar nga Ben Kalfall, duke treguar se është ende një nga lojtarët më të mirë në këtë kompeticion.

Ndërkohë në pjesën e dytë, Melburni shënoi edhe dy gola të tjerë për të marrë tre pikët e radhës duke konsoliduar vendin e dytë me 45 pikë. Duhet theksuar se Besart Berisha shënoi golin e 18-të sezonal në 23 ndeshje, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve në Australi.

Share: