Luftëtari është një nga klubet më aktive, në këtë merkato janari. Së fundmi bluzinjtë kanë realizuar një goditje dyshe.

hyseni

 

Nga Flamurtari ka ardhur në huazim, 21-vjeçari, Alessio Hyseni. Vlonjati luan në rolin e qëndër mesfushorit. I lindur dhe rritur në Itali, në klubin e Peruxhias, Hyseni kishte një të ardhme të mirë. Oferta nga disa klube italiane por dëmtimet e stopojnë. Kthimi në Vlorë, në qytetin e tij, në verën e 2016. Aktivizimi i pakët dhe bollëku i mesfushorëve në ekipin e Duros, me Hysenin në nevojë për minuta. Zgjidhja më e mirë për momentin ? Huazimi në Gjirokastër.

Goditja e dytë e Luftëtarit, siç citon dhe “Panorama Sport”, vjen po nga Flamurtari. Ivan Jakovljeviç, mbrojtësi potent, është futbollisti më i ri i gjirokastritëve.

jakovljevic prezantohet te Luftëtari

 

Jakovljeviç, i lindur në Prishtinë, nuk rinovoi me vlonjatët dhe kishte oferta nga disa klube të superligës, por pengonte rroga e tij e lartë. Luftëtari ka vepruar me shpejt se të gjithë, duke mbyllur gjithçka me mbrojtësin, një përforcim shumë i mirë për ekipin e qytetit të gurtë.

Share: