Pak ditë pasi goditi arbitrin e ndeshjes Tepelena – Domosdova, Kristjan Lleshi mëson masën e sigurisë.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë 7 ditë burg për lojtarin e ekipit të Domosdovës për dhunimin e arbitrit të ndeshjes të vlefshme për Kategorinë e Dytë të dielën që sapo lamë pas.

Futbollisti 33¬ vjeçar goditi me grushte arbitrin nga Vlora, Ardit Merdanaj dhe shkak për këtë gjë u bë një penallti e dhënë në favor të skuadrës tepelenase.

Kristjan Lleshi u arrestua në flagrancë nga policia e shtetit, ndërsa ditën e sotme ai është paraqitur në gjykatë ku mësoi edhe masën e sigurisë. Lleshi do të gjykohet për akuzën; “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, arbitri Merdanaj u dërgua menjëherë në spital pas ndeshjes për të marrë mjekimin e nevojshëm ku ai ka deklaruar se ka humbur dëgjimin në njërin vesh.

Share: