Bojan Gjorgievski ishte afrimi i parë i Teutës në merkaton e janarit, ndërkohë që janë bërë edhe dy lëvizje të tjera dhe tashmë grupi nën urdhrat e trajneri Stavri Nica është më i plotë për pjesën e dytë të sezonit futbollistik.

Njëri është një njohje e kampionatit tonë: Amir Bilali. Pasi zgjidhi kontratën me Rabotniçkin, ish-mbrojtësi i Bylisit, i formuar si futbollist te Lacio, i është bashkëngjitur Teutës.

Lëvizja tjetër është sërish në mbrojtje dhe bëhet fjalë për Burhan Mustafov. 23-vjeçari luan si mbrojtës në krahun të djathtë dhe vjen nga Pobeda Prilep. Në vijim Teuta pritet të bëjë edhe lëvizje të tjera.

Share: