FC Shkupi, ekipi shqiptar që merr pjesë në kampionatin maqedonas, ka arritur një akord tepër të rëndësishëm duke përforcuar skuadrën.

Kryeqytetasit kanë firmosur me talentin Rron Broja. Mesfushori 21-vjeçar, vjen nga ekipi i Trepça ’89.

Më parë ai është aktivizuar në Belgjikë me Gent dhe Deinze. 

Broja ka luajtur dhe me shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Goditje tepër e mirë për Shkupin i cili fiton konkurencën për mesfushorin kosovar. 

Lajmi është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të bardhekaltërve.

rroni

Share: