Egnatia ndodhet 10 pikë poshtë Kastriotit që mban vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë, por djemtë e Gjonit nuk dorëzohen. Rrogozhinasit janë përforcuar me një mesfushor kinez. Wu Jiangtao është lojtari më i ri i Egnatias. 21-vjeçari do të prezantohet ditën e sotme, siç shkruhet dhe në faqen zyrtare të klubit. Mbas nigerianëve dhe brazilianëve, Egnatia shtohet edhe me një kinez. Klubi po bashkëpunon me kompaninë zviceriane “S &S Invest”, e cila po financon Egnatian dhe ka bërë të mundur përforcimin e ekipit.

Jangtao është aktivizuar më parë në kategorinë e dytë të futbollit tajlandez dhe kinez. Ai është gati për të nisur aventurën shqiptare dhe për të ndihmuar Egnatian në realizimin e objektivit të Superligës. 

Share: