E shtuna e 30 shtatorit ishte ditë speciale për Olsi Gocajn, i cili festonte 28-vjetorin e lindjes. Si futbollist profesionist i duhej të ishte në punë dhe në fushën e blertë kundër ish-skuadrës së tij Laçit.

Përballja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës kurbinase dhe normalisht që dita për Gocajn u prish disi, por dhuratat për futbollistin e krahut të djathtë nuk munguan.

Njëra prej ishte një pikturë, e bërë nga “duart e arta” të një artisti kurbinas, Ervis Kalia quhet ai, i cili ka postuar edhe fotot e dhuratës gjatë kohës që e punonte. Me siguri ai ka festuar fitoren e Laçit dje, ndërsa Olsi i gëzohet dhuratës speciale!

piktura-gocaj

 

piktura-gocaj1

Share: