Vllaznia po vuan, për pikë, për fitore, për t’ju larguar zonës së ftohtë, por edhe për pak qetësi. Në emisionin “Proçesi Sportiv”, Gëzim Sinemati ka komentuar incidentin e teknikut Gjoka me gazetarët shkodranë. Si gjithmonë në stilin e tij, ai mbron kolegët dhe thumbon Gjokën.

Nesti ka bërë gabim që u largua ashtu. Ai ka qënë vetë në studiot televizive dhe u bënte pyetje trajnerëve. Si do ndihej Nesti nëse nuk do i përgjigjeshin? Është veprim i gabuar për mendimin tim“. 

Në rastin konkret asnjë palë nuk ishte e pafajshme, por në Shkodër po mendojnë të ndryshojnë. Drejtimin e skuadrës, pra trajnerin Gjoka. Rezultatet e dobëta dhe incidenti i fundit janë në disfavor të teknikut tiranas. Siç citon “KUQ & BLU”, një malazez shihet si “shpëtimi” i Vllaznisë. Bëhet fjalë për Mojash Radonjiç, i cili ka drejtuar Vllazninën në sezonin 2010-2011, gjatë një periudhe të shkurtër. 68-vjeçari mund të rikthehet mbas 7 vitesh për të shpëtuar Vllazninë.

Mojash Radonjiç
Mojash Radonjiç

 

Share: