Dani Alvesh është duke kaluar një super formë te Juventusi në këtë sezon, teksa është kthyer edhe në një golashënues i rregullt. Mbrojtësi brazilian ishte një nga “heronjtë” e bardhezinjve në fitimin e Kupës së Italisë ndaj Romës, teksa shënoi një nga golat në atë triumf 2-0 në “Olimpiko”.

Por, ky sukses nuk ka kaluar pa pasoja. Mbrojtëis brazilian është dënuar me një ndeshje pezullim nga Kupa e Italisë për shkak të protestave ndaj arbitrit të ndeshjes, ku u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Por, kjo gjë nuk i ka shpëtuar Gjykatësit Sportiv që e ka dënuar me 1 ndeshje Alveshin, dënim ky që lojtari brazilian do të duhet ta vuajë në sezonin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Share: