Salvador Gjonaj rikthehet në Berat pas disa vitesh, ndërsa gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e Egnatias. Mesfushori i cili ka luajtur për shumë skuadra në Kategorinë e Parë, mësohet seka marë.lejekalimin nga rrogozhinasit dhe prej ditës së sotme është zyrtarisht pjesë e Tomorit. 

Beratasit në këtë sezon kishin planifikuar të ishin pretendentët kryesorë për rikthimin në Kategorinë Superiore, por kalimi i Tiranës në grupin B, duket se i “shuajti” shpresat e tyre. Aktualisht, ekipi renditet në vendin e katërt me 20 pikë, 11 më pak se Tirana kryesuese.

Share: