Asim Gjokoviç është futbollisti shqiptaro–malazez, i cili ka qënë kampion me fanellën e Vllaznisë në vitin 2001. Sot ai jeton në Tuz, ku është pjesë e Deçiçit si zv trajner dhe drejtor i Akademisë. Por pavarsisht kësaj edhe pas 17 vitesh, ai nuk e harron Shkodrën dhe Vllazninë, të cilën e ndjek në vazhdimësi. Në një prononcim për ‘’Shkodra Sport”, ai tregon jetën e tij të re por, edhe Vllazninë e tij.

“I përcjell rregullisht lajmet rreth Vllaznisë, sepse kjo skuadër më ka mbetur në zemër. Ndonëse kanë kaluar plot 17 vite që ai nga moment kur e shpallëm për herë të fundit kampion këtë ekip, sërish edhe sot e kësaj dite, ato emocione që kam përjetuar atë ditë i ruaj ende në kujtesë. Madje, më përcjellin trupin kur mendoj festën që pat ky qytet për atë titull kampion.

Si ka mundësi që ky ekip nuk është shpallur asnjëherë kampion që prej atij viti? Shkodrës, një prej qyteteve më të mëdha dhe më me traditë në futbollin shqiptar të shkojë në këtë gjendje sa për të diskutuar edhe rënien nga kategoria, nuk i shkon për shtat kjo gjë. Ata që kanë diçka në dorë, duhet patjetër të bëjnë diçka, sepse ai qytet, ata tifozë, meritojnë një Vllazni ndryshe”.

 

Share: