Kukësi pret nesër Skënderbeun dhe kërkon fitoren, e cila do t’u jepte verilindorëve titullin e parë kampion në histori.

Trajneri Ernest Gjoka pritet të hedhë në fushë formacion “tip” që ka përdorur në shumicën e ndeshjeve, teksa edhe dilemën për krahun e djathtë të mesfushës e ka zgjidhur.

Mes brazilianit Kale dhe kroatit Dvornekoviç, ai ka zgjedhur këtë të dytin, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës janë ata që kanë luajtur më së shumti titullarë këtë sezon.

Formacioni i mundshëm: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Lena, Karioka, Emini, Pejiç

Share: