Ernest Gjoka e ka thënë gjithmone dhe vazhdon ta përsërisë së nga Flamurtari kërkon vetëm që t’i shlyhen pagat e prapambetura dhe se nuk ka asnjë interes që vlonjatëve t’u hiqen pikë. Mendohej se FSHF-ja do ti hiqte pikët Flamurtarit,  pasi para disa ditësh, u mësua përfundimisht së vlonjatët nuk do të përballën në KAS me trajnerin.

Por sipas rregullores së re në FSHF, paditësi që është Gjoka, ka të drejtën të vendosë: paratë nga klubi ose FSHF-ja, ose penalizim pikësh. Trajneri Gjoka është thirrur sërish për këtë çëshjte në FSHF dhe Supersport raporton se përgjigja e vlonjatit ka qënë e njëjta: “Gjithmonë e kam thënë që nuk dëshiroja dënimin e Flamurtarit, por thjesht atë që më takon.”

 

Share: